Ja kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga lista e karantinës

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 16:11
Ja kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga lista e karantinës

Kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka vendosur listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

Duke qenë në korrent me zhvillimet në ato shtete, Zyra Federale e Shëndetit publik (Bag) bën riaktualizimin ose përditësimin  e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinës.

Që nga fillimi, në këtë listë qenë vendosur Kosova, Maqedonia, Serbia etj.

Në këtë listë, deri para një muaji, nuk ndodhej Shqipëria. Ndërsa po atë ditë që u vendos edhe Shqipëria, listës së karantinës iu hoq Serbia, shkruan albinfo.ch. Të gjitha këto lëvizje janë bërë sigurisht, në përputhje me rritjen, gjegjësisht uljen e rrezikut nga infektimet në vendet përkatëse.

Por, gjatë disa javëve të fundit në Kosovë raportohet një zhvillim i kënaqshëm.

Madje, duke shikuar edhe vetë listën e BAG mund të shihet se atje në dy javët e fundit vlera e infeksioneve në 100 mijë banorë ka rënë ndjeshëm: Ajo nuk është më as 60, që do të mjaftonte për heqje nga lista e famshme e Zvicrës por, 52 raste në 100 mijë banorë.


(Kosova Sot Online)