Shihni se çfarë ndodh sot në Wuhan, qytetin që dyshohet se është origjina e COVID-19

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 16:16
Shihni se çfarë ndodh sot në Wuhan, qytetin që dyshohet se është origjina e COVID-19

Wuhani shihet si vendi i origjinës së koronavirusit, ndonëse kjo s’është konfirmuar ende zyrtarisht.

Nga qyteti kinez ku vdiqën mbi 965 mijë njerëz nga COVID-19, së fundmi kanë dalë disa pamje shqetësusese, ku shihen qindra të rinj duke festuar ngjitur me njëri-tjetrin.

Jeta e natës po zhvillohet pa problem nga të rinjtë në Wuhan, të cilët madje nuk mbajnë as maska, as distancë, dhe në disa raste shihen duke u puthur me njëri-tjetrin.

Kështu, duket se qyteti nga i cilin gjatë dimrit dilnin imazhet trishtuese me viktima nga COVID-19 në mes të rrugës, tani është shndërruar tërësisht. 

(Kosova Sot Online)