Në Kuvend hapet ekspozita kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 16:54
Në Kuvend hapet ekspozita kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës

Në hollin e Kuvendit të Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi të piktorit Haki Gjakli, që i kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Në hapje të kësaj ekspozite piktori Gjakli ka thënë se në këto piktura ka paraqitur ndjenjën e tij për gratë e dhunuara.

“Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri te realizimi i tyre. Besoj që do të angazhohemi që të pagjeturit të vijnë në shtëpitë e tyre”.

 

Deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se këto piktura kanë shumë domethënie sepse përmes tyre dëshmohet kush ëhstë vrarë, masakruar e dhunuar.

“Haki Gjakli është piktor akademik dhe i ka bërë këto dy piktura. Ka qenë kërkesa e tij që këto piktura për të pagjeturit të vendosen në hollin e këtij Kuvendi”

 “Unë si deputet kam parashtruar një kërkesë kryesisë, kryesia e ka miratuar dhe tash këto vepra do ti vlerësojnë të cilat janë shumë domethënëse të një historie të cilën e kemi kaluar. Përmes këtyre pikturave dëshmohet se kush është vrarë masakruar dhe dhunuar”, tha ai.

E deputetja Blerat Deliu-Kodra,  tha se tema e të pagjeturve preokupojnë shoqërinë kosovare, prandaj Kuvendi duhet të jetë i hapur që ti ofrojë këto piktura brenda objektit.

“Falënderoj deputetin Reçica që ka pasur rast te i ofrojë shoqërisë kosovare që këto tema, të jenë tema që duhet ti trajtojë politika e Kosovës”.
(Kosova Sot Online)