Grenelli afër, bëhet gati Qeveria

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 17:57
Grenelli afër, bëhet gati Qeveria

Qeveria e Kosovës është bërë gati për ta pritur ambasadorin Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell vjen në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot Online)