Lexoni edhe:
Thaçi dekoroi ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave
Delegacioni amerikan pjesë e së cilit është edhe Emisari special Richard Grenell, kanë nënshkruar sot një tjetër marrëveshje bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Hoti thotë se prezenca e amerikanëve sot në Kosovë, tregon edhe njëherë seriozitetin më të madh të Presidentit Trump, drejt normalizmit të marrëveshjes finale mes të të dyja vendeve.
Thaçi dekoroi ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të MeritaveLexoni edhe:
Ndryshe, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Thuhet edhe se Kosova dhe Izraeli e pranojnë njëra tjetrën, dhe se Serbia do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.
(Kosova Sot Online)