Këto janë masat që pritet të lehtësohen

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 17:47
Këto janë masat që pritet të lehtësohen

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19.

Në takimin e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është folur për lirimin e masave anti-Covid.

Zemajt i është kërkuar ta zgjasë orarin e punës së sektorit të gastronomisë dhe orarin e lëvizjes deri në orën 00:00.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që orari të zgjatet për shkak se si pasojë e pandemisë, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje të mëdha.

Po ashtu, për shkak të rënies së temperaturave, është kërkuar që lokaleve të iu lejohet edhe puna në hapësirat e mbyllura.

Zemaj ka premtuar se do të ketë masa lehtësuese në gastronomi. Këto propozime do të dërgohen në Qeveri për miratim.


(Kosova Sot Online)