IATA: Teste COVID-19 për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 19:34
IATA: Teste COVID-19 për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë duhet të kenë mundësinë të bëjnë një test të shpejtë COVID-19 përpara fluturimeve të tyre, propozoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

“Në këtë mënyrë, pasagjerët nuk do të kenë më nevojë për karantinë pas mbërritjes”, tha Alexandre de Juniac, kreu i grupit të industrisë së aviacionit.

Shpresa është që ky hap të joshë udhëtarët e ardhshëm për të rezervuar sërish bileta.

IATA ka kërkuar mënyra për të shpëtuar linjat e saj ajrore, të cilat kanë parë një rënie katastrofike në biznes për shkak të pandemisë.

Ajo pret që testet, të cilat nuk kërkojnë personel mjekësor, të japin rezultate me saktësi 99 % brenda 15 minutash.

(Kosova Sot Online)