Kurti tregon me emër se nga kush mori vesh planin e “thikave mbi harta”

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 20:50
Kurti tregon me emër se nga kush mori vesh planin e “thikave mbi harta”

Kryetari i Vetëvendosjes Ablin Kurti, ka zbuluar emrin e këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe bashkëpunuesit të vet, ku sipas tij, këta të dy paskan pasur një bisede, e ku këshilltari i Thaçit i tregoi bashkëpuntorit të Kurtit lidhur me planin e marrëveshjes në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër.

Bëhet fjalë për këshilltarin e Thaçit, Ardian Arifaj dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit, sipas Kurtit, mori vesh nga Arifaj planin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të realizohej gjatë administratës së Kurtit. E për të cilën marrëveshje, vet Kurti tha në Kuvend se ishte plan i “thikave mbi hartën e Kosovës”.

“Një takim disa ditë para takimit me presidentin Thaçi, këshilltari i tij Ardian Arifaj, ka takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë dhe i ka thënë “Hajde ta kryejmë këtë punë sepse edhe Vetëvendosjes i bjen mirë, sepse po bëjme bashkim kombëtar””, është shprehur Kurti në Desk.

Tutje, ai tregoi se çka u bisedua në takimin e tij me presidentin Thaçi.

“Thaçi më tha “Në Uashington shkojmë për marrëveshje. Unë e pyeta a s’po shkojmë për dialog? E ai më tha, po çfarë dialogu, ne shkojmë për marrëveshje. E kur unë e pyeta për cfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai më tha se po te lejonte shoqja ime (Vjosa Osmani) të raportoja në Kuvend, do t’iu tregoja aty””, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)