Kurti thotë se Isa Mustafa i bëri të ditur se do të dilte nga koalicioni para se të shkarkohej Veliu

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 20:55
Kurti thotë se Isa Mustafa i bëri të ditur se do të dilte nga koalicioni para se të shkarkohej Veliu

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i ka bërë të ditur atij se do të dilte nga koalicioni para se ai të shkarkonte ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Ishte letra që më dërgoi kryetari i LDK’së i cili më thoshte që posa të mbaroj puna e virusit do të dilnin nga koalicioni pasi nuk e duronin presionin. Ishin disa punë për të cilat më herët ishim dakorduar sikur reciprociteti. Më ka dërguar letrën me datën 16 mars në ora 12 të paraditës”, thotë ai.

 

Ai tregon edhe se takimin me presidentin Hashim Thaci e kishte kërkuar vetë ai.

“U takuam pasi në tryeza ndërkombëtare flisnim ndryshe. Në paraqitjet tona nuk ishim të sinkronizuar në një tryezë në Berlin nuk ishim të koordinuar. Takimi ndodhi me iniciativën time në atë takim desha të dijë cilat ishin vijat tona të përbashkëta në politikën e jashtme në mënyrë që të dakordoheshim”, shtoi ai 


(Kosova Sot Online)