Haradinaj për president? Ismaili thotë se PDK’ja e kreu me Ramushin kur ia dha pozitën e kryeministrit

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 21:37
Haradinaj për president? Ismaili thotë se PDK’ja e kreu me Ramushin kur ia dha pozitën e kryeministrit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.

Ismaili ka thënë se partia e tij karshi Haradinajt e ka treguar veten, kur është emëruar Haradinaj si kryeminstër.

“Kërkesa e Haradinajt për president është e parakohshme, në PDK asnjëherë nuk është diskutar për Haradinajn”, ka thënë ai.

“Zgjedhja e presidentit për neve nuk është jetë o vdekje, kur t’i vijë koha PDK’ja do të tregojë qëndrimin e saj”, ka deklaruar Ismaili.

“Ne si PDK e kemi treguar veten kur e kemi emëruar Haradinajn si kryeministër”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)