Këto janë të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 09:41
Këto janë të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë

Edhe pse rreth 100.000 vizitorë për çdo vit e vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, gjërat që ndodhin brenda këtij objekti qëndrojnë akoma një mister.

Ekzitojnë disa gjëra rreth shtëpisë amerikane me 132 dhoma, e 55.000 metra katrorë, që ende nuk i dimë.

Më poshtë, Metro ju sjellë gjashtë fakte rreth Shtëpisë së Bardhë.

1. Bodrumi është një qendër tregtare

Shumë njerëz e mendojnë bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, si një të zakonshëm.

Por në fakt, në këtë hapësirë të shtëpisë, përveç Dhomës së Situates ku presidenti flet me këshilltaret gjatë krizave të ndryshme, ka edhe një dyqan lulesh, dyqan zdrukthëtarësh, një qendër “boëling” e madje edhe një zyrë dentist.

2. Poshtë Dhomës së Konferencave, qëndron një pishinë e fshehur.

Derisa Shtëpia e Bardhë ka një pishinë në oborrin e saj, një e tillë qëndron edhe brenda këtij objekti.

Pishina e brendshme e cila u ndërtua për përdorim nga presidenti i atëhershëm, Franklin D. Roosevelt, është e vendosur poshtë Dhomës së Konferencave.

3. Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur energji elektrike për rreth një shekull.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e ndriquar plotësisht nga dritat me gaz, deri në vitin 1891, kur edhe u instalua energjia.

4. Në vitin 1814, shtëpisë i është vënë zjarri

Ushtria Britanike i ka vënë zjarrin Shtëpisë së Bardhë, në vitin 1814, duke shkaktuar kështu një dëm të kushtueshëm brenda dhe jashtë saj.

 5. Hyrja, sistemimi, pastrimi, gjithçka duhet bërë brenda 12 orëve

Gjithçka duhet bërë gati shpejt; për këtë kujdesen oficerë të Administratës së Përgjithshme të Shërbimeve, të cilët rrinë aty deri në mesnatë dhe më vonë i japin edhe një dorë të fundit. Ditën tjetër bëhen ndryshimet e dekorit sipas shijes së familjes së re.

6. Nuk shpërngulet aty vetëm familja presidenciale

Rreth 500 njerëz punojnë për të zhvendosur aty gjithë administratën e re. Qoftë demokrat, qoftë republikan, presidenti i ri sjell aty stafin e tij.

(Kosova Sot Online)