Vitia: Ndihem keq për vdekjen e Agon Musliut, e kam të vështirë por ai s’kishte asnjë dokument për gjendjen e tij

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 16:10
Vitia: Ndihem keq për vdekjen e Agon Musliut, e kam të vështirë por ai s’kishte asnjë dokument për gjendjen e tij

Ish-ministri Arben Vitia po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai nga anëtarët e komisionit është pyetur edhe për vdekjen e të riut nga Gjilani, Agon Musliu në qendrën e karantinës.

Ai ka thënë se vdekja e Agonit është një tragjedi, por ka thënë se tashmë i ndjeri nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete.

“Ndihme keq për vdekjen e Agonit, natyrisht që s’ka qenë e lehtë për mua si ministër, e sidomos për mua si ministër vdekja e Agonit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjareve të Agonit dhe ndoshta është lehtë të thuhet, por jo në rastin tim, që në këtë rast ka ndodhur një tragjedi në aspektin njerëzor, moral e etik dhe kam përjetuar jashtëzakonisht rëndë. Me përgjegjësi të plotë e them se Agoni nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete në hyrje Aeroportit “Adem Jashari” dhe akterët nga rruga e aeroportit deri te karantina e kanë konfirmuar një gjë të tillë”, tha Vitia

Kujtojmë se dje Naim Musliu, babai i Agonit i cili raportoi para këtij komisioni hetimor drejtoi akuza në drejtim të Vetëvendosjes duke thënë se vdekja e djalit të tij ishte politike.

(Kosova Sot Online)