Ministri i Jashtëm i Gjermanisë futet në karantinë pasi truproja e tij u infektua me Covid-19

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 17:59
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë futet në karantinë pasi truproja e tij u infektua me Covid-19

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është futur në karantinë pasi një nga truprojat e tij rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, theksoi në një deklaratë Ministria e Jashtme gjermane.

Maas nuk është anëtari i parë i qeverisë gjermane që vetizolohet për shkak të koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel kaloi dy javë në karantinë në shtëpi, gjatë muajit mars, pasi kishte pasur kontakt me një mjek që ishte i infektuar me Covid-19.

Heiko Mass është ministri i Jashtëm i Gjermanisë që prej 14 marsit të vitit 2018.

(Kosova Sot Online)