Çertifikohen 120 ndërmarrës të rinj nga MKRS’ja

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 18:07
Çertifikohen 120 ndërmarrës të rinj nga MKRS’ja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lajmëruar se kanë çertifikuar 120 ndërmarrës të rinj, të cilët do të marrin mbështetje financiare.

Ky lajmërim vjen nga ministrja Vlora Dumoshi, e cila thotë se kjo mbështetje ofrohet nga MKRS për rininë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ministrja thekson se me këtë sistem pjesëmarrja e të rinjve po luan rol kyç në proceset e vendimmarrjes.

Ndër të tjera, ajo thekson se është privilegj të ndërtohen mundësitë për ndryshim, dhe se prioriteti i saj për fuqizimin e të rinjve është i pandalshëm.

(Kosova Sot Online)