Imunitet i papritur: Të prekurit nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 18:42
Imunitet i papritur: Të prekurit nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut, të mbijetuarit e etheve tropikale, ose siç njihet Dengue Fever, sëmundja që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave, rrezikohen shumë pak prej Covid 19.

Antitrupat që krijohen pas kalimit të kësaj sëmundje, e cila ka disa shenja të ngjashme me ato të koronavirusit, megjithëse janë dy viruse nga familje krejtësisht të ndryshme, janë shumë efikase dhe mbrojnë organizmin, duke parandaluar infeksionin deri në neutralizimin e  virusit të ri.

Studimi mori shkas nga analiza e situatës në Brazil, ku siç dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve eshte shumë i lartë. Rezultatet e tij i ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters. 

Autori kryesor Dr Miguel Nicolelis, profesori i shquar i neuroshkencës, në departamentin e mjekësisë të këtij Universiteti, tha se për këtë hulumtim, ekipi krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat në 2019 dhe 2020. Rezultatet, sipas tij, ishin vërtet befasuese.

(Kosova Sot Online)