Edhe 100 të rinj të Ferizajt u çertifikuan në ndërmarrësi

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 16:29
Edhe 100 të rinj të Ferizajt u çertifikuan në ndërmarrësi

Në politikat për përkrahjen dhe fuqizim e rinisë në Kosovë, me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, edhe 100 të rinj janë certifikuar sot në fushën e ndërmarrësisë në Ferizaj.

Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë edhe ministrja Vlora Dumoshi e zëvendësi Halil Matoshi.

Në fjalën e saj përshëndetjes ministrja falënderoi implementuesit e programit të trajnimit për të rinjtë i cili u konsiderua shumë i rëndësishëm.

Image

“MKRS-ja përmes Departamentit të Rinisë, si objektiv kryesor ka zhvillimin e politikave për të rinj dhe ky trajnim është shumë i rëndësishëm, pasi që të rinjtë tani vënë një hap të ri në jetën e tyre dhe ky trajnim i ka ndihmuar që ata të ideojnë e hartojnë plane të mirëfillta biznesi të cilat do t’i paraqesin në ministri për të aplikuar për fillimin e bizneseve të reja”, u shpreh ministrja Dumoshi.

Ministrja vlerësoi se përmes këtyre trajnimeve, të rinjtë të cilët do të jenë përfituesit potencialë të granteve që ndan ministria për fillim të bizneseve të reja, do të jetë edhe një lirim nga barra familjare, ngase të rinjtë do të kenë rastin që të fitojnë vet nga bizneset që pritet të nisin.

Ky do të jetë një lloj zhvillimi ekonomik i Kosovës, ka thënë ministrja Dumoshi, duke shtuar se Ferizaj ka një përparësi të madhe sepse ka shumë organizata të cilat mund të përfitojnë nga thirrjet e shumta publike që ka MKRS-ja për përkrahje të organizatave dhe projekteve që ato kanë dhe vetëm sivjet ministria ka mbështetur organizatat me një shumë totale që kanë 820 mijë euro.

Image

Ndërsa të rinjtë përfitues të cilët u certifikuan sot, thanë se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për ta, ngase ky trajnim i përkrahur nga MKRS-ja u ka mundësuar të marrin njohuri të reja të cilat ata do t’i vënë në zbatim në iniciativat e tyre për hapjen e bizneseve të reja.

Image


(Kosova Sot Online)