Ministrja Dumoshi e Ambasadori Braathu promovojnë Udhëzuesin për standardet e hartimit të planeve menaxhuese të trashëgimisë kulturore

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 18:46
Ministrja Dumoshi e Ambasadori Braathu promovojnë Udhëzuesin për standardet e hartimit të planeve menaxhuese të trashëgimisë kulturore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, morën pjesë në promovimin e Udhëzuesit për standardet e hartimit te planeve menaxhuese te trashëgimisë kulturore. Dokument ky i cili është hartuar në bashkëpunim dhe me mbështetje OSBE-se.

Ministrja Dumoshi tha se është kënaqësi ta takoj ambasadorin sepse po prezantohet një udhëzues i cili është mjaft i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe do te jet ne shfrytëzim te profesionisteve dhe institucioneve te trashëgimisë kulturore.

Image

“Falë angazhimit të ambasadorit dhe stafit të tij e kemi sot këtë udhëzues i cili do tu hyjë në punë ekspertëve tanë. Pra në muajin e trashëgimisë po plotësohemi me një dokument të rëndësishëm. Misioni i OSBE-së gjithmonë na ka dhënë ndihmën e nevojshme për mbrojtjen e aseteve tona kulturore”, tha ministrja Dumoshi.

“Uroj që ky udhëzues të zbatohet sepse është i domosdoshëm se si të ruhen asetet e trashëgimisë kulturore të cilat janë të një rëndësie të veçantë" - tha ministrja Dumoshi.

Ndërsa Shefi i OSBE, Jahn Braathu theksoi se ky udhëzues është rezultat i bashkëpunimit mes OSBE-së dhe MKRS-së.

“Në vitin 2014 kemi nxjerrë raport për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Një nga zbrazëtirat qe kemi identifikuar kane qene edhe ku udhëzues, andaj menjëherë kemi filluar të punojmë. Rrjedhimisht kemi aranzhuar një vizitë në Stamboll , në Maqedoni Veriore dhe ne Mal te ZI për të parë nga afër praktikat më të mira. Sot po ia dhuroj këtë udhëzues ministres Dumoshi i cili është mjaft praktik dhe uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë” - tha Braathu.


(Kosova Sot Online)