Thaçi takohet me Veliajn, thotë se është shembull për të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 19:01
Thaçi takohet me Veliajn, thotë se është shembull për të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Thaci ka bërë një postim në Facebook për takimin e tij me Veliajn, si dhe ka lavdëruar punën e tij.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)