Thaçi: Kurti më fliste për një federatë ballkanike, nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 21:32
Thaçi: Kurti më fliste për një federatë ballkanike, nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar se cfarë ka biseduar me Albin Kurtin në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Të dy janë takuar në fillim të marsit në një takim ku nuk ishin të pranishme mediet.

Thaci thotë se ka transkripta të plota nga takimi, derisa thotë se Kurti ka pasur disa ide ambizioze.

“Fliste për një lloj federate Kroaci-Bullgari-Mal i Zi- Bosnjë. Nuk e kam kuptuar se cfarë do të thoshte. Por nuk besoj që Kosova e ka luksin për të kërkuar federata e nisma rajonale”, thotë ai.


(Kosova Sot Online)