Lexoni edhe:
Von Cramon ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë para vazhdimit të dialogut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se njohja reciproke në mes të shteteve do të ishte kulmi i marrëveshjes. Ndërsa njohja e Izraelit është historike për neve.
“Zotimi për njohje reciproke do të ishte kulminacioni i marrëveshjes. Njohja e Izraelit është njohje historike për Kosovën”, është shprehur Thaçi.
Von Cramon ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë para vazhdimit të dialogutLexoni edhe:
Tutje, ai tha se nuk ka folur kurrë për shkëmbim territoresh, por vetëm për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovë. Ai gjithashtu pyeti se ku mbetën thikat mbi harta për të cilat fliste Kurti.
“Unë nuk kam përmendur kurrë shkëmbim. Unë dua që Presheva t’i bashkëngjitet Kosovës, por është folur shumë se Kosovën në Shtëpinë e Bardhë u përmendën shumë thikat. Ku mbetën thikat?”, tha Thaçi.
“Ata që kanë folur për thika dhe ndarje duhet t’i kërkojnë falje popullit”, shtoi Thaçi.
(Kosova Sot Online)