Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentë kosovarë, SHBA del me sqarim shtesë

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 22:41
Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentë kosovarë, SHBA del me sqarim shtesë

Këshilltari politik në Këshillin Amerikan për Emigracion, Aaron Reichlin-Melnick, ka folur rreth vizave të studentëve në SHBA.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se studentët nga disa shtete të botës do ta kenë të limituar vetëm deri në dy vjet marrjen e vizave për në SHBA.

“Në propozimin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, nëse keni lindur apo jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve në këtë hartë, nuk do të mund të merrni vizë katër vjeçare në SHBA, ndërsa viza e studentëve limitohet maksimumi deri në dy vjet”.

Pas këtij postimi ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se është lëshuar njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri Kombëtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane.

(Kosova Sot Online)