Policia asgjëson 212 bimë narkotike në Gjakovë

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 16:05
Policia asgjëson 212 bimë narkotike në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike në rajonin e Koshares.

“Me datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjellura në sasi prej 212 (dyqind e dymbëdhjetë) bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 (një) deri në 3 (tre) metra”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)