Nis mbledhja e kryesisë së OVL-UÇK-së, i pranishëm edhe Nasim Haradinaj

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 16:10
Nis mbledhja e kryesisë së OVL-UÇK-së, i pranishëm edhe Nasim Haradinaj

Ka nisur mbledhja e kryesisë së OVL-UÇK-së. Kryesia u mblodh pas arrestimit të kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucati.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe nënkryetari OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Aksioni i bastisjeve po vazhdon ende në ambientet e organizatës së veteranëve të luftës. Në këtë mbledhje pritet të vendoset për hapat qe do i ndërmarrin pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së.

Takimi po mbahet në një lokal përballë ndërtesës ku ndodhet objekti i organizatës së veteranëve të luftës. 

(Kosova Sot Online)