Shtyhet takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel – për shkak të koronavirusit

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 18:43
Shtyhet takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel – për shkak të koronavirusit

Takimi i paraparë për të hënën mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur Lajcak përmes Twitter.

(Kosova Sot Online)