Kreu marrëdhënie me djalin 16-vjeçar të ish të dashurit, burg për policen

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:08
Kreu marrëdhënie me djalin 16-vjeçar të ish të dashurit, burg për policen

Një police në Kaliforni u dënua me një vit burg, pasi u shpall fajtore për akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Sipas “Daily Mail”, Shauna Bishop, 46-vjeç, kreu marrëdhënie seksuale me djalin 16-vjeç të ish-të dashurit të saj.

Ajo e kishte ftuar djalin në shtëpi dhe i kishte folur për pirjen e marihuanës dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale me të.

Djali i tregoi motrës së tij, 19-vjeç, e cila më pas i tha nënës së saj. Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici 46-vjeçaren.

(Kosova Sot Online)