Qeveria nxjerr vendimin e ri: Shërbimet gastronomike lejohet të punojnë deri në orën 23:30

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:12
Qeveria nxjerr vendimin e ri: Shërbimet gastronomike lejohet të punojnë deri në orën 23:30

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32’të ka nxjerr vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me Covid-19.


Pastaj, të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafiteritë, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.


(Kosova Sot Online)