Krasniqi reagon pas arrestimeve të sotme nga Gjykata Speciale, kritikon krerët e shtetit

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:30
Krasniqi reagon pas arrestimeve të sotme nga Gjykata Speciale, kritikon krerët e shtetit

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas arrestimeve dhe bastisjeve në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka adresuar kritika ndaj krerëve të shtetit të Kosovës.

“Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?!”, është shprehur ai.

Shkrimi i Krasniqit:

Shqiptarët ne pushtet duhet ta njohin filozofinë popullore

Sipas filozofisë popullore: “Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi, ndërsa i miri të ligën nga shtëpia e bartë në male”.

Por, nëse mashkujtë e këqij, i kemi zot shtëpie? Çka ndodhë??? Ndodhë ajo që e pamë në media.

Madje, që nuk kemi as zot shtëpie, e konfirmuan zhvillimet e sotme.

Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!

Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara  e krijuar  nga shteti i  Kosovës apo i Serbisë se Viçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është.

Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?!

Po ta njihnim filozofinë popullore, axhamitë kurrë nuk do të visheshin me pushtet.

Kjo është dëshmia më e mirë, se ne duhet të ndalemi se fryri BALONA POLITIK!


(Kosova Sot Online)