Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:37
Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja lehtësuese për COVID-19.

Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga koronavirus.

“Qytetarëve të Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në pikën 10 të vendimit.

(Kosova Sot Online)