Krimet për të cilat akuzohet Salih Mustafa nga Gjykata Speciale

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 22:20
Krimet për të cilat akuzohet Salih Mustafa nga Gjykata Speciale

Sipas aktakuzës Mustafa kishte kryer ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme mbi disa civil.

Salih Mustafa, është i arrestuari i parë nga Dhomat e Specializuara.

E po të njëjtën ditë kur ish pjesëtari i UCK-së u arrestua, Gjykata Speciale bërë publike edhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Në këtë dokument emrat e viktimave vjanë fshirë, ndërsa aktakuza është konfirmuar me 19 qershor.

Në  aktakuzën për Mustafën, thuhet se ai si udhëheqës i njësisë BIA, kishte kryer veprimtarinë e tij në Prishtinë, Obiliq e në rajonin e Gollakut, ku ndodhet fshati Zllash.

Pikërisht në këtë fshat, sipas aktakuzës, qëndronte një nga viktimat e luftës, i cili ishte keqtrajtuar e vrarë.

Për këtë arsye Zyra e Prokurorit të Specializuar, Salih Mustafës i ka vënë në barrë edhe akuzën për vrasje.

Kjo është vetëm një nga përgjegjësitë penale me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar e ngarkon “Komandant Calin”.

Veç kësaj ai po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë.

Sipas aktakuzës, Mustafa dha kontribut në kryerjen e këtyre veprave penale duke komanduar, urdhëruar, kontrolluar dhe duke mos marrë masa adekuate për parandalimin dhe hetimin e krimeve.

Ai po akuzohet se bashkë me ushtarë të tjerë, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa process ligjor të rregullt.

E të njëjtin po thonë se janë mbajtur të kyçur në stallë me roje ku sipas aktakuzës të njëjtëve nuk ju ofrohej ushqim, kushte higjenike e kujdes shëndetësor mjaftueshëm.

Në bazë të aktakuzës thuhet se viktimat patën pasoja fizike e psikologjike, si pasojë e trajtimit gjatë qëndrimit në qendrën e tyre në Zllash.

Sipas aktakuzës Salih Mustafa mban përgjegjësi penale individuale si epror.


(Kosova Sot Online)