India shënon mbi 1,100 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:10
India shënon mbi 1,100 viktima të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,124 viktima të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia Covid-19 në këtë shtet shkoi në 94,503.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 88,600 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.9 milionë persona, shkruan The Guardian.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.

India është e dyta në botë për numrin më të madh të të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara, ndërsa në vendin e tretë për numrin e viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

(Kosova Sot Online)