E mitura nga Gjilani u dhuna për dy muaj rresht nga një i rritur

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:49
E mitura nga Gjilani u dhuna për dy muaj rresht nga një i rritur

Një vajzë e mitur nga Gjilani ka raportuar në polici se është dhunuar nga një i dyshuar i moshës madhore.

E mitura ka raportuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajve janar dhe shkurt, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur e shoqëruar nga nëna e saj.

 “Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar”,  bëhet ne ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“ Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)