Japonia goditet nga një tërmet prej 5.3 shkallësh

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 10:06
Japonia goditet nga një tërmet prej 5.3 shkallësh

Një tërmet me fuqi prej 5.3 shkallësh të Rihterit e ka goditur bregdetin japonez të Paqësorit, afër ishullit Honshu. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Kjo agjenci tha se tërmeti ndodhi në orën 1 e 13 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale dhe kishte një thellësi prej 50 kilometrash.

Dridhjet janë ndier edhe në rajonet Nagano dhe Aichi, por autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami, shkruan Anadolu.

Japonia goditet shpesh nga tërmetet për shkak se shtrihet në perimetrin e të ashtuquajturës “Unaza e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në një sipërfaqe të madhe përreth Oqeanit Paqësor.

Në mars të vitit 2011, më shumë se 15,000 persona vdiqën dhe mbi 2,000 u zhdukën nga një tërmet i fuqishëm që e kishte goditur vendin e largët aziatik.


(Kosova Sot Online)