Gjenden para të falsifikuara në Gjilan

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 10:14
Gjenden para të falsifikuara në Gjilan

Një grua ka raportuar se derisa ishte duke punuar, ka pranuar një bankënotë prej 20 eurove e cila dyshohet se është e falsifikuar

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjilan, njofton policia në raportin 24 orësh.

Monedha e dyshuar si e falsifikuar është konfiskuar nga forenzika.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se kishte pranuar një bankënotë prej 20 eurove  nga një person i panjohur. Monedha dyshohet se është e falsifikuar dhe është konfiskuar nga forenzika”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)