Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 10:43
Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

Një grua nga Peja ka njoftuar policinë për dhunë në familje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë së Pejës, bëhet e ditur se i dyshuari L.M është arrestuar.

“Njësiti Policor pranë Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar”, njofton policia.

Te të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:  një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator,   një (1) Armë artizanale, një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator, një Pistoletë Colt, me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik, municion kalibrave ndryshëm”, njofton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor


(Kosova Sot Online)