14-vjeçarja nga Gjilani detyrohet të abortojë, arrestohet 21 vjeçari

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 13:36
14-vjeçarja nga Gjilani detyrohet të abortojë, arrestohet 21 vjeçari

14-vjeçarja nga Gjilani dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe më pas është detyruar që të abortojë në javën e tretë të shtatzënisë, nga 21-vjeçari me iniciale Sh.J, me të cilën dyshohet se e mitura ka qenë në lidhje dashurie.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku e ka konfirmuar rastin.

 “Unë vetëm mund të konfirmoj se një person i dyshuar është ndaluar për këtë rast dhe se kemi bërë kërkesë që këto dy, tre ditë të kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore”, ka thënë Maloku.

Këtij portali i ka thënë një burim se e gjithë ngjarja filloi në një ditë dimri mes muajit janar dhe shkurt të këtij viti, në motelin “Casablanka”, që ndodhet në fshatin Livoq i poshtëm në Gjilan, ku e mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga 21-vjeçari, i cili dyshohet se e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale me të. 

Si pasojë e këtij akti, e mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, kishte ngelur shtatzënë, për çka në muajin mars, rreth tri javë e disa ditë shtatzëni.

Ndërprerja e kundërligjshme e shtatzënisë dyshohet se është kryer në një klinikë private në Prishtinë, mjekët e të cilës kishin refuzuar që t’i jepnin të miturës fletëlëshimin për kryerjen e abortin.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj mjekëve të klinikës private në kryeqytet, të cilët dyshohet se në muajin mars kanë mundësuar abortin.

E mitura ka raportuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajve janar dhe shkurt, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur e shoqëruar nga nëna e saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në raportin e 24 orëve të fundit.

“Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar”,  bëhet ne ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


(Kosova Sot Online)