Trump: Liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën Ovale

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 15:32
Trump: Liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën Ovale

Gjatë një tubimi zgjedhor në Pensilvani, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë përqafuar në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshrkuar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai më tutje.

Këto fjalë mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 2:30.

Ai foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm.

“Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion”, tha ai.

(Kosova Sot Online)