Oficerët gjejnë drogë në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren

  • A.P /
  • 27 shtator 2020 - 15:56
Oficerët gjejnë drogë në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Oficerët korrektues në në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sot rreth orës 08:00 në kulmin e kësaj qendre kanë gjetur një pako cigareje, në brendinë e së cilës kishte substancë narkotike

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se bastisja e kësaj qendre filloi pasi që, sipas tyre, ishin vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Qendrës së Paraburgimit.

“Fillimisht oficerët korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç’rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mund të është përdorë për konsumim të substancave narkotike”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.  

Gjatë bastisjes, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se ka rrjedhë informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm. Kështu oficerët kanë bërë bastisjen e kulmit dhe si rezultat aty është gjetur një pako  cigareje, në brendinë e së cilës kishte substancë narkotike.  

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, njofton Shërbimi Korrektues.

SHKK bën të ditur se i paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç’rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore


(Kosova Sot Online)