Pas Londrës, edhe në Madrid protestohet kundër masave kufizuese të pandemisë

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 16:12
Pas Londrës, edhe në Madrid protestohet kundër masave kufizuese të pandemisë

Qindra njerëz protestuan në Madrid kundër masave për izolim të pjesshëm që janë vendosur në disa pjesë të rajonit, kryesisht në lagjet që janë më të varfra e që kanë dendësi më të madhe të popullsisë.

Që nga 21 shtatori, rreth 850,000 persona janë izoluar në lagjet e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përpos për punë, shkollë apo mjekim, ndonëse kanë të drejtë të lëvizin lirshëm brenda zonave të tyre.

Parqet në këto zona janë mbyllur, ndërsa restorantet dhe bizneset e tjera kanë të drejtë të operojnë deri në orën 22. Nga e hëna, 167,000 persona tjerë në rajonin me rreth 6.6 milionë banorë do të izolohen nëpër lagjet e tyre, shkruan The Guardian

“Nuk është izolim, është ndarje” u dëgjuan duke brohoritur protestuesit e mbledhur para kuvendit të qeverisë rajonale të Madridit në distriktin jugor, Vallecas, që është një nga lagjet e prekura nga masat e reja.

Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryetares rajonale, Isabel Diaz Ayuso, e cila u kritikua pasi tha se stili i jetesës së njerëzve në zonat e prekura është pjesërisht shkak për shtimin e rasteve të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)