Anglia regjistron 17 viktima të reja të koronavirusit në spitale

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 16:47
Anglia regjistron 17 viktima të reja të koronavirusit në spitale

Zyrtarët shëndetësorë në Angli njoftuan se janë regjistruar 17 viktima të reja të koronavirusit në këtë vend.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e viktimave të pandemisë në shtetin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar shkoi në 29,908.

Pacientët që përfunduan në mënyrë fatale ishin të moshave nga 49 deri në 93-vjeçare. Të gjithë, përpos njërit, kishin probleme tjera shëndetësore, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rastet fatale që u regjistruan sot kanë ndodhur mes datave 21 dhe 26 shtator.

Britania e Madhe është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të viktimave të sëmundjes Covid-19 në Evropë dhe në tërë botën.

Ditëve të fundit, numri i rasteve është rritur dhe qeveria po e shqyrton mundësinë e shtrëngimit të masave kufizuese, pavarësisht pakënaqësisë së një pjese të qytetarëve, të cilët protestuan të shtunën në Londër kundër izolimit.


(Kosova Sot Online)