Krasniqi viziton infermierin që u ther në QKUK, kërkon mbrojtje institucionale për punëtorët shëndetësorë

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 17:56
Krasniqi viziton infermierin që u ther në QKUK, kërkon mbrojtje institucionale për punëtorët shëndetësorë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, e ka vizituar sot infermierin i cili dje u ther me thikë në QKUK.

Me rastin e kësaj vizite, SHSKUK ka njoftuar se Krasniqi ka kërkuar mbrojtje institucionale pët të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Njoftimi i plotë:

Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit.

Ata gjatë vizitës shprehu keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.

Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.

Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile.

(Kosova Sot Online)