Kjo është gjendja shëndetësore e infermierit që u ther me thikë dje në QKUK

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 18:03
Kjo është gjendja shëndetësore e infermierit që u ther me thikë dje në QKUK

Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që u ther dje me thikë, aktualisht është në gjendje stabile.

Ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u operua dje pas plagëve të marra nga sulmi me thikë.

 

Për gjendjen e tij ka njoftuar SHSKUK, pas vizitës që U.D i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Valbon Krasniqi ia bëri infermierit.

Ndërkaq Policia ka njoftuar se personi që dyshohet se ka therur infermierin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar.

(Kosova Sot Online)