Greqia regjistron viktimën e parë të koronavirusit në mesin e azilkërkuesve

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 12:07
Greqia regjistron viktimën e parë të koronavirusit në mesin e azilkërkuesve

Një burrë 61-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi në një spital grek, duke e shënuar rastin e parë fatal të një azilkërkuesi që nga fillimi i pandemisë.

Personi i ardhur nga Afganistani ishte duke banuar në kampin e imigrantëve “Malakassa”, i cili ndodhet afër Athinës, shkruan BBC.

Zyrtarët grekë e kanë vendosur kampin në karantinë për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e virusit të ri.

Më shumë se 100,000 imigrantë jetojnë në kampet greke dhe për muaj të tërë ka pasur shqetësime për atë se çfarë mund të ndodhë atje në rast të përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Kampi më i madh, i cili ndodhej në ishullin Lesbos, u dogj këtë muaj, duke i lënë pa strehë rreth 13,000 persona. Qindra imigrantë kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus në këtë ishull.

(Kosova Sot Online)