Tentuan t’i dërgonin një të burgosuri telefon duke e fshehur në papuçe, kapen nga oficerët korrektues

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 16:21
Tentuan t’i dërgonin një të burgosuri telefon duke e fshehur në papuçe, kapen nga oficerët korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Sipas SHKK’së, familjarët kishin tentuar që t’ia dërgonin një telefon një të burgosuri duke e fshehur në papuçe.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, ka njoftuar SHKK’ja.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar  dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. 

(Kosova Sot Online)