Aksidentohet vetura e Rashit Qalajt

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 13:19
Aksidentohet vetura e Rashit Qalajt

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Lipjan, në të cilin ka qenë i përfshirë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë aksident nuk ka pësuar lëndime askush. Këtë e konfirmoi edhe vetë Qalaj, në një prononcim për Express.

Ai tha se ishte vetëm një prekje e pasqyrës mes dy automjeteve.

“Në fakt shoferi im e ka pasur një prekje të paqyrës me një automjet tjetër, nuk ka pasur as gërvishje as dëme material”, tha Qalaj.

(Kosova Sot Online)