Zgjerimi ndërkombëtar i MATALAN në Kosovë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 14:06
Zgjerimi ndërkombëtar i MATALAN në Kosovë

Pas suksesit që marka ka pasur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Evropë, Matalan tani është duke u vendosur në Kosovë. Me ndihmën e operatorit kryesor kosovar dhe bartësit ekskluziv të franshizes Emporium Group. Ata do të hapin dy dyqanet e tyre të para në Prishtinë, Kosovë në Tetor 2020. Me 1 Tetor bëhet hapja ne Albi Mall, Kati Zero, si dhe me 12 Tetor ne kompleksin QAFA, rruga UCK, ne Prishtinë. Përderisa hyjmë në dekadën e re jemi duke vendosur zgjerimin ndërkombëtar të markës tonë. MATALAN ka siguruar një franshize (marrëveshje ekskluziviteti) me udhëheqësin e shitjes me pakicë Emporium Group.

Ashtu si MATALAN edhe Emporium Group është një Biznes familjar i themeluar nga z.Kadriu në vitin 1990, ata operojnë si në tregun e modës,  në Media dhe në Terminal Doganor.

Emporium Group operon në mbi 12 dyqane në Kosovë duke përfshirë pikat me pakicë, Perry Ellis dhe Original Penguin.

Armend Kadriu, Drejtori i Emporium Group tha: ne jemi të kënaqur që jemi partner me MATALAN për të sjellë tregun kryesor të modës, shitjeve shtëpiake nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë. Ne ishim të impresionuar me cilësinë e produkteve dhe me çmime shumë të volitshme, dhe ne synojmë që të hapim afërsisht 5 dyqane në Kosovë në 5 vitet e ardhshme.

Damian Hopkings drejtori ndërkombëtar i MATALAN tha: Tregu Kosovar i shitjes me pakicë është kaq i favorshëm, me hapjen e qendrave të reja tregtare do të ketë një nivel të lartë të kërkesave të konsumatorëve.

Ne jemi të sigurt që MATALAN do të plotësoj një boshllëk në treg, duke sjellë modën, pajisjet shtëpiake në cilësi të lartë dhe çmime të favorshme për familjet Kosovare.

MATALAN do të hap dyqanin e tyre të parë të MATALAN në Albi Mall, Kati zero, si dhe në rrugën kryesore në Prishtinë me 12 Tetor, Kompleksi QAFA. Dyqanet aktuale ndërkombëtare: Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe: 37 dyqane në Dubai, Abu Dhabi, Fajairah,Sharrjah, Ali Ain, Ras Al Khaimah), Oman, Arabi Saudite, Gjibraltar, Gjeorgj, si dhe Egjipt.

Rreth MATALAN:

Nga dita e parë që MATALAN filloj në vitin 1985 e deri më sot, 34 vite më pas, misioni i MATALAN ka qëndruar gjithnjë i njëjtë për të siguruar cilësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për familjet moderne.

MATALAN kërkon kohë për të dëgjuar, kuptuar, për të evoluar dhe për të ju përshtatur ndryshimit të nevojave moderne të familjeve gjithmonë me një theks të kualitetit të lartë dhe çmimeve të ulëta.

12 Milion familje në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit i besojnë MATALAN buxhetin e tyre familjar, për të siguruar, stilin, cilësinë dhe vlerën që u mundëson atyre të drejtojnë një shtëpi të lumtur familjare. Si lider i shitjes me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar për veshje të femrave  dhe meshkujve  e deri tek pajisjet shtëpiake dhe mobilet. MATALAN ofron diçka për të gjithë. Që nga Shtatori  i vitit 2020, MATALAN ka 232 dyqane mbresëlënëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe 37 dyqane ndërkombëtare (franshiza) Brenda Evropës dhe Lindjes së Mesme më një rritje të shpejtë të kanaleve të  shitjes  Online.

(Kosova Sot Online)