Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA rritet në 207 mijë

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 12:55
Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA rritet në 207 mijë

SHBA-ja regjistroi 43 mijë raste të reja nga COVID-19 dhe 857 viktima të enjten, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 7.2 milionë; SHBA-ja është njëherësh vendi më i goditur në botë.

Ndërkohë, raportohet se numri i viktimave në vend ka shkuar në 207 mijë gjithsej.

Gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe Zonja e Parë kishin rezultuar pozitivë me coronavirus.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes llogarisë së tij në Twitter.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(Kosova Sot Online)