Kosova të lirohet urgjentisht nga udhëheqësit politik mbeturina komuniste, ish shërbëtor të Rrahman Morinës

Kosova të lirohet urgjentisht nga udhëheqësit politik mbeturina  komuniste, ish shërbëtor të Rrahman Morinës
Kosova të lirohet urgjentisht nga udhëheqësit politik mbeturina  komuniste, ish shërbëtor të Rrahman Morinës

Dr. Hysni Aliu

  • 02 October 2020 - 07:57

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Dashtë zoti që miqtë tanë ndërkombëtar, që fatkeqësisht kanë mbetur pak pikërisht si rrjedhojë e sjelljes dhe veprave të këtyre individëve, ta ruajnë popullin e Kosovës dhe shtetin tonë që me aq mund dhe gjak të derdhur është krijuar, që këta harama mos ta marrin me vete. A ka me tragjedi për një popull, që e ka moshën më të re në Evropë , dhe që i njëjti popull të udhëhiqet ende nga komunistët si Isa Mustafa me grupin e tij, që ishte udhëheqës në kohën e Rrahman Morines, para viteve 90 ta, pra ne po udhëhiqemi nga i njëjti njeri qe 4 dekada, sikur Kosova mos të kishte intelektual që do të dinte të udhëhiqte vendin. Përse kështu, përgjigja është sepse këta njerëz i mbanë Serbia në pushtet, sepse me vetëdije apo pa të punojnë në favor të Serbisë, përndryshe do ti largonte nga pushteti ashtu siç e largoj VV-në me Albin Kurtin për 51 ditë”.

Unë kam shkruar më herët që LDK e cila po udhëhiqet nga garda e vjetër e krimit modern, në të cilën bënë pjesë edhe Lutfi Haziri, është kanceri i Kosovës. Parti me më shumë pafytyrësi dhe mashtrime zor se gjendet diku në botë, e mos të flasim për Ballkan. Këta udhëheqës të LDK-së me sjelljen e tyre po ma shtojnë çdo ditë e më shumë dyshimin që vetë këta i likuiduan njerëzit më të mirë të LDK-së, në mënyrë që vetë të ngritën në pushtet, dhe në mënyrë që ti akuzojnë partitë e dala nga lufta për këtë. Kjo i bije që me një gjuajtje i goditë dy objektiva. Nuk mundë ti kuptoj ndryshe këta njerëz, që shtypen çdo njeri në partinë e vetë ( tash me i likuidua fizikisht nuk po guxojnë sepse janë miqtë ndërkombëtar aty) , vetëm sepse e përkrahte populli dhe vetëm se e mbante fjalën për mos bashkëpunim me partitë që i akuzonin si njerëz të SHIK-ut dhe vrasës të individëve më të shquar të LDK-së.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese praktikisht kanë bërë diversion mbi shtetin e Kosovës, duke ju mundësuar individëve të llojit Lutfi Haziri e Mustafa që të bashkohen në pengimin e vullnetit të popullit. Njerëzi e tillë si z. Lutfi Haziri që paftyrësisht flet hapur për ndarjen e Kosovës, duke i ofruar argumente Serbisë para bashkësisë ndërkombëtare që ja pra edhe shqiptarët vetë po e duan ndarjen, janë duke bërë tradhti kombëtare dhe duke e degraduar shtetin e Kosovës vetëm e vetëm për ti ruajtur milionat që i kanë bërë si pjesëmarrës të krimit modern. Këta Luta-t e Isa-t, qenkan çuditërisht edhe më të mençur sesa kancelarja Merkel që po e mposhtë çdo plan për ndarjen e vendit tonë. Nuk mund ta trajtosh ndryshe një njeri si z. Lutfi Haziri veq se si një mashtrues kombi ( për të mos i thënë tradhtar ) kur pa asnjë nevojë dhe asnjë funksion që do të kërkonte deklarimin e tij për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë deklaron që veriu duhet ti jepet Serbisë, e gjoja se duhet ti merret Presheva, duke ditur mirë që ne me këta udhëheqës që kemi nuk po jemi në gjendje ta kontrollojmë as këtë territor që kemi e jo më të na jep Serbia pjesë tjera që për të janë të rëndësisë së veçantë.

Njerëzit si z. Lutfi Haziri, të cilëve vetëm zëri ju ka mbetur e asgjë tjetër nga karakteri i vetë, duhet ta marrin dënimin e merituar në zgjedhjet e ardhshme, duke i shlyer nga faqja e historisë së turpshme të LDK-së, ashtu siç i shlyen shumë figura tjera të kësaj partie në zgjedhjet e kaluara dhe duke votuar me shumicë absolute VV-në dhe Vjosa Osmanin me njerëzit që do ti bashkohen së bashku me partitë që i bashkohen këtij krahu kundër krimit, në mënyrë që kalkulimet e tyre të fundosen si Titaniku.

Është koha që kundër kësaj aleance që po udhëhiqet nga LDK të luftohet si kundër Serbisë në kohën e Rugovës, nga gjithë shqiptarët brenda dhe në diasporë, pra një luftë me mendje dhe votë të lirë duke ja hequr prangat e robërisë këtij vendi, pranga të cilat ia vunë njerëz e llojit Lutfi Haziri.

Ky njeri shkurtë pamës e besa edhe naiv, së bashku me z. Mustafa e të tjerët nga garda e vjetër e LDK-së e ka shndërruar këtë parti, nga një simbol i demokracisë, dijes dhe atdhedashurisë në kohën e presidentit Rugova, në një simbol ose shtyllë betoni për mbajtjen e krimit. Njerëzit e llojit Lutfi Haziri, Skënder Hyseni e grupi i tyre nga partitë aleate, i quan drejt vdekjes duke i vendosur në kurthe në Tetovë, luftëtarët më të shquar nga Dukagjini . Atje u derdh gjaku i tyre nëpër podrumet Tetovare, sepse u mashtruan pikërisht nga shkurtpamësit e naivët sikurse Lutfi Haziri e Skënder Hyseni. Ende më rrinë në sy gjaku i derdhur i atyre trimave nga Kosova që kishte skuqur ujin e podrumeve në të cilat luftuan, duke u flijuar në Tetovë, dhe të gjithë këta patriotë në letër ishin të informuar për atë që i pret ata atdhedashës.

Këta njerëz, janë mbushur haram deri në fyt, duke vjedhur paranë e popullit dhe duke ushqyer familjet e veta me ato para, andaj harami nuk po i len të ndalen së punuari kundër shtetit të vet, deri në momentin që harami të ju shpërthen sikurse një balon i mbushur me ajër, që fryhet e fryhet dhe shpërthen duke u bërë copë copë.

Dashtë zoti që miqtë tanë ndërkombëtar, që fatkeqësisht kanë mbetur pak pikërisht si rrjedhojë e sjelljes dhe veprave të këtyre individëve, ta ruajnë popullin e Kosovës dhe shtetin tonë që me aq mund dhe gjak të derdhur është krijuar, që këta harama mos ta marrin me vete. A ka me tragjedi për një popull, që e ka moshën më të re në Evropë , dhe që i njëjti popull të udhëhiqet ende nga komunistët si Isa Mustafa me grupin e tij, që ishte udhëheqës në kohën e Rrahman Morines, para viteve 90 ta, pra ne po udhëhiqemi nga i njëjti njeri qe 4 dekada, sikur Kosova mos të kishte intelektual që do të dinte të udhëhiqte vendin. Përse kështu, përgjigja është sepse këta njerëz i mbanë Serbia në pushtet, sepse me vetëdije apo pa të punojnë në favor të Serbisë, përndryshe do ti largonte nga pushteti ashtu siç e largoj VV-në me Albin Kurtin për 51 ditë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".