Macron: Islami është “në krizë”, reagojnë myslimanët

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 12:59
Macron: Islami është “në krizë”, reagojnë myslimanët

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të premten ka shpalosur planin për mbrojtjen e vlerave shekullare të Francës karshi asaj që e ai e quajti “radikalizëm islamik”, duke thëmë se feja myslimane ndodhet “në krizë” kudo nëpër botë, e kjo nxiti reagime të shumta të myslimanëve.

Macroni insistoi se nuk do të bëhen “koncesione” në nxitjen e re për ta shpjerë fenë nga arsimi dhe sektori publik i Francës.

“Islami është një fe që ndodhet në krizë kudo në botën e së sotmes, e këtë gjë ne thjesht nuk e duam në vendin tonë”, ka thënë ai.

Presidenti Macron tha se Qeveria do ta çojë përpara pakon e re ligjore në muajin dhjetor, me të cilën do të fuqizohet ligji i vitit 1905, që e veçon zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë. Ai tha se masat kanë për synim adresimin e problemit të “radikalizimit” në rritje në shtetin e tij, si dhe përmirësimin “e aftësisë sonë për të jetuar së bashku”.

Ligjet franceze ua lejojnë qytetarëve që t’i përkasin cilësdo fe që zgjedhin, ka thënë Macron, por demonstrimet e dukshme të përkatësisë fetare do të ndalohen nëpër shkolla dhe në shërbimet publike.

Bartja e ferexhesë tanimë është e ndaluar nëpër shkollat franceze dhe për të punësuarit në shërbimet publike.

(Kosova Sot Online)