Një libër e përplas avokatin e Mustafës me prokurorin, Von Boné: Klienti im u pyet për të

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 16:45
Një libër e përplas avokatin e Mustafës me prokurorin, Von Boné: Klienti im u pyet për të

Julius Von Boné, avokat i Salih Mustafës, në konferencën e sotme të Dhomave të Specializuara lidhur me procesin e gjykimit të klientit të tij, ka përmendur një libër, që sipas tij, Prokuroria e Specializuar po e përdor kundër ish-eprorit të UÇK’së, raporton Gazeta Express.

Avokati ka thënë se libri për pjesë të së cilit është pyetur Mustafa, nuk është pjesë e provave të Prokurorisë së Specializuar.

“Aty përmendet një libër. Unë nuk e kam parxë këtë libër dhe nuk e di nëse ky libër do të më jepet, apo do të jetë pjesë e provave… E kanë pyetur klientin tim për citime të drejtpërdrejta, ne duhet ta dimë burimin e këtyre citimeve”, ka thënë avokati.

Ndërkaq prokurori i specializuar, Andrew Carnegie ka premtuar se pjesët e librit të cilat janë përdorur si prova, do të përkthehen dhe do t’i jepen mbrojtjes.

Prokurori pranoi se libri në fjalë do të jetë pjesë e provave dhe tha se do të dorëzohet para afatit prej 30 ditësh. 

(Kosova Sot Online)