Turqia sërish dërgon anije kërkimore në Mesdhe

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 13:55
Turqia sërish dërgon anije kërkimore në Mesdhe

Turqia përsëri do të dërgojë anijen e saj kërkimore në Mesdheun lindor, në zonën ku ishte në gusht dhe shtator. Dërgimi i saj kishte shkaktuar tensione të fuqishme me Greqinë.

Anija do të jetë në zonë nga 12 deri më 20 tetor dhe do të kryejë aktivitete duke përfshirë jugun e ishullit grek Megisti, sipas një mesazhi të lëshuar nga sistemi paralajmërues detar NAVTEX.

Athina e ka quajtur veprimin turk si një “kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen”.

Në muajin gusht, të dyja vendet zhvilluan stërvitje ushtarake rivale në ujërat strategjike midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës, si pjesë e përplasjeve për të drejtën e eksplorimit të gazit natyror.

Greqia pretendon të drejtat mbi ujërat përreth ishullit të saj Kastellorizo, por Turqia thotë se vija bregdetare më e gjatë e bën territorin një zonë legjitime për anijet e saj.

Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, tha të hënën se Turqia “do të vazhdojë të kërkojë, gërmojë dhe mbrojë të drejtat e saj”.

“Nëse ka (gaz natyror), ne absolutisht se do ta gjejmë atë”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë pajtuar të fillojnë dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pas ndërmjetësimit të NATO-s.

Por, veprimi i fundit i Turqisë e vë në pikëpyetje procesin e dialogut.

(Kosova Sot Online)